Tuesday, November 9, 2010

muzika

Të nisësh dhe të vlerësosh muzikën duhet ta shikosh atë në disa aspekte, në disa dimensione. Në radhë të parë ajo është një prirje, një traditë e trashëguar në mënyrë të natyrshme tek njërëzit që nga kohët më të lashta. Duket se muzika ka qenë një shembull mjaft i mirë bashkëjetese me njeriun. Kjo për vetë faktin sesi ka arritur të lindë me njeriun, të ecë me të, të pësojë lëkundjet, luhatjet, evoluimet e deri tek lulëzimet. Këtë shembull e kemi të ngjashëm edhe tek njerëzit pasi stadi i zhvillimit njerëzor ka kaluar në etapa të tilla. Edhe tek vetë raca njerëzore ka patur një moment lindje, evoluimi dhe zhvillimi i cili është në lulëzim e sipër. Që në kohët e lashta njërëzit e kuptuan nevojën e bashkëjetesës me të bukurën, sepse e tillë ishte muzika, një copëz tjetër e vetvetes pa të cilën nuk mund të jetojë njeriu. Padyshim muzika është një pjesë e jetës e cila e plotëson njeriun. Jo pa qëllim thuhet se njeriu që të jetë i plotë duhet të ketë një sërë gjërash me të cilat bëhet i tillë. Padyshim që muzika është njëra nga ato gjëra e cila e bën të jetë më shumë “njeri”. Ajo mbart shumë magji brenda vetes së saj. Në jo pak herë muzika ka shërbyer si një “pus” i errët ku ruhen sekretet më të thella të njeriut, ato dëshira të fshehta, të censuruara dhe të cilat mund të paragjykoheshin po të dilnin në skenë. Megjithatë të frymëzuar nga muzika njerëzit kanë arritur që gjëndjen e tyre shpirtërore, kontekstin historik ku jetojnë, prirjet ideologjike etj, ti hedhin në letër, nëpër pentagrama dhe aty ti mbajnë të murosura për vite e ndoshta shekuj me radhë. Në këtë mënyrë muzika është një mbajtëse e mirë e sekreteve të njeriut. Atëherë kur njerëzit nuk kanë ditur të shkruajnë por vetëm të këndojnë, kanë arritur që një ngjarje të historisë ta mbajnë në melodi e ta përcjellin brez pas brezi. E mira e kësaj është që askush nuk mund të ta ndalojë këngën. Muzika është si mendimi, lëvrin edhe atëherë kur ti nuk e komandon. Por muzika mbart edhe një kulturë, një prirje të caktuar e cila për hir të së vërtetës duhet parë me kujdes pasi në shumë raste mund të të cojë drejt një shkatërrimi. Në tregun modern ka një larmi të rrymave muzikorë dhe zhanreve nga më të ndryshmet. Ato fillojnë që nga më të lehtat, tradicionalet, klasiket, modernet dhe deri tek ato elektronike. Është e drejtë të thuhet se cdo njeri ka të drejtë të zgjedhë muzikën që i pëlqen, atë që i përshtatet karakterit të tij. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë që të lejosh muzikën që të të komandojë, duhet që njeriu të ndërtojë profilin e tij mbi muzikën dhe jo muzika të jetë një shtysë e gabuar për të. Këtë e them për faktin se është vërtetuar se nën ndikimin e rrymave të cakutara ka patur raste kur njerëzit kanë bërë edhe krime. Rast tipik i kësaj është psh. Hitleri. Por ka patur edhe raste të tjera kur rryma të tilla si metall, hard rock, kanë cuar rininë drejt një shkatërrimi të pashmangshëm dhe të pakthyeshëm. E lulëzuar kryesisht në vitet 70-80 por edhe pas viteve 90 (në Shqipëri), rryma të tilla rrezikonin të fusnin shoqërinë në një shkatërrim dhe kthesë të gabuar. Ndoshta për një kohë të caktuar ajo u pa si një prirje e një përiudhe të tillë historike e cila e përligjte këtë gjë por më vonë kjo prirje u bë mëse e natyrshme, megjithse koha i kishte kaluar. Melodi të tilla të injektuara nga efektet e alkolit, drogës, seksit në ditët e sotme nuk mund të jenë më shumë sesa një imitim i keq i asaj kohe e cila për hir të së vërtetës ishte e përligjur. Por gjërat kanë evoluar dhe e tillë duhet të jetë edhe muzika. Kjo e fundit është një prirje një mentalitet, prandaj edhe duhet të ketë ndryshime. Duhet të marrë më të mirën e nje kohe pa u ndalur tek antivlerat e asaj muzike që mund të ketë qenë “mllef” i një shoqërie në prag të rënies. Mbi të gjitha njeriu duhet të jetë selektivë në gjithcka që ai bën, përfshirë këtu edhe muzikën. Ajo ka dimensionin human që të edukon por edhe rrezikon të të fusë në vorbullën e një gjëndje psikologjike që vështirë të dalësh. Muzika është një dozë e rëndë mbi atë gjëndje psikologjike që je duke përjetuar. Nëse do provosh të dëgjosh gjatë gjithë kohës një muzikë të trishtuar ndërsa je i trishtuar rrezikon të bëhesh pesimist. Kjo sepse muzika e ka një magji të tillë. Arrin të “ndërtojë” aty ku gjen rrënojat e para dhe mbi to mund të bëjë një vilë të bukur por dhe një kasolle të shkatërruar. Sa për kulturë cdo njeri duhet të rrahë veshin me rrymat muzikore dhe të dijë ndryshimet mes tyre por kjo nuk është e thënë që të marrë nga gjithësecila, gjithcka që ofrohet. Nga secila prej tyra duhet të marrë më të mirën, atë që në thelb është e bukur e pranueshme për veshin e njeriut. Mbi të gjitha muzika është një copëz e vogël e asaj strukture që e bën njeriun të quhet “njeri”. Të gjitha pjesët përbërëse të kësaj strukture duhet të punojnë në uniformitet dhe harmoni me copëzat e tjera në mënyrë që gjithcka të funksionojë krejt normalisht. E njëjta gjë ndodh edhe me muzikën. Ajo në thelb është ajo që cilësohet “e bukur” brenda shpirtit të njeriut dhe si e tillë duhet që të ketë velin e duhur që të dalë në pah gjithë madhështia e saj. E gjithë kjo madhështi nuk mund të dalë ndryshe në pah vecse duke respektuar rregullat që vetë koha vendos. Njeriu evoluon, po ashtu duhet të jetë edhe muzika. Në thelb njeriu gjithmonë duhet të mbetet human pavarësisht teknikave apo shkencës që përparon. Edhe muzika duhet të ketë po të njëjtën tendencë: e bukura mbetet gjithmonë e bukur, mjafton koha dhe vëndi i caktuar që ajo të shfaqet...

No comments:

Post a Comment