Tuesday, November 9, 2010

dollogozhda




Syri gënjen apo Syri tregon realitetin'
Ndodhem në mes kuptimit të fjalës “Syri gënjen” dhe “Syri tregon realitetin” ku me te dyja rastet ballafaqohem me vetveten dhe mundohem tia sqaroj njëheri vetes për të më kuptuar, por për çudi nuk mundem ta gjej gjuhën e përbashkët sepse mendja ime më qon në shum mendime, por fajin gjithmon ua len njerëzve,sepse njerzit jan gjithçka çka ndodh në këtë jetë , vallë pse më ndodh kjo !?
Dërguar nga argent ditën E Marte, 9 Nentor te 2010 (15:06:36) (5 herë lexuar)
(Lexoje Të Gjithë... | 3658 bytes më tepër | komente? | Vota: 0)
Fotografi prej te kafe ''Beto'' deri tek Restoran Dollogozhda
Dërguar nga argent ditën E Shtune, 6 Nentor te 2010 (18:26:02) (17 herë lexuar)
(Lexoje Të Gjithë... | 1114 bytes më tepër | komente? | Vota: 0)
Pakujdesia e Bashkësis vendore,i bie rrugët e fshatit në këto pamje !?
Kushdo që kalon tek kjo rrugë ( siç e shihni në fotografi) do mund të bindet për këtë turp të bashkësis vendore të Dollogozhdës!
Kjo rrugë dhe disa rrugë tjera në Dollogozhdë, qoftë Dimër apo qoftë Verë, tek kjo rrugë Uji gjithmon është sipër, ky uji i cili her her bën edhe baltë, her her prish edhe imazhin e Dollogozhdës, ky uji i cili do shumë pakë punë për rregullimin e saj pavarsisht se në Dollogozhdë mungon kanalizimi, por përsëri duhet që të bëhet pak punë, dmth të rregullohet një "vijë",jasht rrugës dhe ska pse të ketë Uji mbi rrugë.

Shënim: Kliko tek Lexoje të gjithë,dhe shiko Disa Fotografi!
Dërguar nga argent ditën E Marte, 2 Nentor te 2010 (18:13:14) (86 herë lexuar)
(Lexoje Të Gjithë... | 1741 bytes më tepër | komente? | Vota: 5)
“Dollogozhda e vogël” në Zvicër!
Edhe pse ata jetojnë larg vendlindjes gjithmonë interesohen dhe kontribuojnë për Dollogozhdën e tyre me të gjitha mundësitë dhe format që kanë në dispozicion, ata edhe atje në vend të largët tubohen dhe organizojnë një sërë aktivitetesh për ta mbajtur dhe forcuar lidhjen me vendlindjen, me qëllim e vetëm që t'i mbajnë gjeneratat e reja sa më afër traditave dhe trevave shqiptare.
Nga ky vendbanim,në një linjë telefonike që bëm me kryetarin e kryesisë së Shoqatës së Dollogozhdarëve në Zvicër z.Përparim Sabriu,ku sipas tij rezulton se në të gjithë Zvicrën jeton një komunitet i madh me origjinë nga Dollogozhda që numëron deri 600 banor që është një numër i konsiderueshëm i cili vazhdimisht shënon rritje progresive nga viti në vit.
''Në shoqatën tonë të regjistruar si anëtar nga Dollogozhda kemi mbi 200 anëtarë. Kjo e dhënë nuk është përfundimtare, sepse nuk janë regjistruar të gjithë Dollogozhdarët si anëtarë në këtë shoqatë", thekson Përparim Sabriu.
Ai tregon se dollogozhdarët e Zvicrës gradualisht po integrohen me jetën zvicerane, por pa u shkëputur për asnjë çast nga vendlindja të cilës gjithmonë i kanë dalë krah kur ka pasur nevojë për ta. Shoqata e Dollogozhdarëve në Zvicër gjithmonë ka qenë në ballë të projekteve të realizuar në Dollogozhdë në aspektin dhe rolin e një mbështetësi të fuqishëm financiar për realizimin e tyre.
Ajo ka ndihmuar rindërtimin e Xhamis së re,rregullimin e fushës sportive një projekt shum I rëndësishëm për Rinin Dollogozhdare,po ashtu dikur ka ndihmuar edhe SHKA "Besa", mos harrojm edhe ndihmat tek klubi futbollistik i fshatit si dhe një sërë projektesh për të cilat është kërkuar ndihma e saj.
Dërguar nga argent ditën E Hen, 1 Nentor te 2010 (20:01:18) (139 herë lexuar)
(Lexoje Të Gjithë... | 3958 bytes më tepër | komente? | Vota: 5)
Cilat punë zgjidhen mbrenda natës !?
Nuri Mazari,
U vra, në verë të vitit 2005, në rrethana të pasqaruara, në qendër të fshatit, pranë rrapit, aty ku sot është busti i tij. Punë e mirë kjo (ngritja e bustit), gjithsesi, por a mjafton vallë vetëm në Dollogozhdë?
Autoritetet komunale të Strugës e lanë në gjysmë iniciativën për ngritjen e një shtatoreje të Nuri Mazarit, "Komandant Strugës", në Strugë, buzë Drinit, te ura në mes të qytetit,duke e ditur se pavarsisht se u soll vendim nga Këshilli i Komunës së Strugës, që më 10 tetor të vitit 2005, por më e keqja është se postamenti u kry, kurse busti ende smund të vendohet, Pse !?
Kushdo që shkon në Strugë mund të bindet vetë për këtë turp. Vendi i zgjedhur për ngritjen e përmendores së Nuri Mazarit, mbeti bosh.
A nuk është kjo një dëshmi e pafuqisë dhe e pafytyrësisë së atyre që kanë marrë përsipër të jenë prijës të këtij populli?!
"Problemet nuk zgjidhen brenda natës", thonë ata, liderët tanë të sotëm politikë, njësoj si komunistët e dikurshëm, por harrojnë se ata vetë bënë pallate e pasuri e biznese për vete e familjet e tyre, "brenda natës".
Ndoshta djemtë si Nuriu mund të ishin pengesë në turrin e tyre të pandalur drejt posteve, kamjes e privilegjeve.
Dërguar nga argent ditën E Hen, 1 Nentor te 2010 (1:50:09) (144 herë lexuar)
(Lexoje Të Gjithë... | 3695 bytes më tepër | komente? | Vota: 5)
Reklam: Shtëpia juaj më lehtë se kurrë!

Mirësevini në www.dollogozhda.eu

!

Për të parë FOTOGRAFI e fotografuara nga DOLLOGOZHDA hy në web-sitin:
www.Dollogozhda-Foto.Dollogozhda.Eu
Për ta parë se si u prish dhe u rindërtua Xhamia e fsh.Dollogozhdë, hy në web-sajtin:
www.Xhami-Dollogozhd.Dollogozhda.Eu
kurse për ta parë se si u rregullua projekti i Fushës sportive prej fillimi e deri mbarimi, hyni në web-sajtin:
www.Aksion-1.Dollogozhda.Eu

Për të parë VIDEO nga DOLLOGOZHDA hy në web-sitin:
www.VIDEO.DOLLOGOZHDA.eu

No comments:

Post a Comment